RRETH NESH
Shoqëria ŞAH-ZEREN TEKSTIL Sanayi LTD.ŞTİ e cila ka filluar prodhimin në sektorin e tekstilit në vitin 1994, nëpërmjet markës së saj TERYE të krijuar me qëllimin e vetëm të konformitetit të të jetuarit, e ka transferuar të gjthë eksperiencën e saj drejt ditëve tona.
Nëpërmjet koleksioneve tona të krijuara me dizajne origjinale në fabrikat dhe atelietë tona partnere në Stamboll dhe Tiranë, përballojmë nevojat e tregut në sektorin e veshjeve komforte. Kompania jonë e cila ka sjellë një këndvështrim të ri në sektorin e veshjeve komforte, me kapacitetin e saj të prodhimit, standartin e cilësisë dhe koleksionet origjinale garon në të njëjtën korsi me markat botërore.
Firma jonë, e cila aktualisht vazhdon marrëdhëniet tregtare në tregjet botërore ka kënaqësinë të punojë me ju dhe të fillojë bashkëpunimet afatgjata në tregjet e Italisë, Gjermanisë, Belgjikës, Hollandës dhe Francës.
Filozofia e menaxhimit e TERYE’s, e cila bazuar në kapacitetet e saj prodhuese, cilësinë dhe dizajnet origjinale krijon konkurencë në tregun e tekstilit është e fokusuar tek kënaqësia e klientëve dhe e tregtarëve të pakicës.
Nëpërmjet koleksioneve me tematika origjinale marka jonë, e cila i adresohet një mase të gjerë të moshave dhe të preferencave, i përmbledh dizajnet e saj në dy grupe, në veshje komforte të ditës dhe të natës, kështu që ajo prezanton tek klientët e saj grupe produkti me shumë alternativa. TERYE, e cila ka përvetësuar strategjinë e shitjeve të kombinuara në sektorin e veshjeve komforte, përveç avantazheve të çmimeve, në tempin intensiv të jetesës, i siguron klientëve si komfortin ashtu edhe mundësinë e të qenurit elegant. Fuqia e markës tonë rrjedh nga llojshmëria e produkteve që përballojnë nevojat e të gjithë pjesëtarëve të familjes.
Misioni
Jetesa komforte lind nga prezantimi i kompanisë tonë tek klientët e saj nëpërmjet konceptit të modës komforte dhe prodhimit të dedikuar sipas nevojave dhe kërkesave të konsumatorit. TERYE, nëpërmjet këndvështrimit të saj estetik prezanton zgjidhje komforte në çdo fushë dhe në çdo moment të jetës.
Vizioni
TERYE, e cila është një markë që bën konkurencën nëpërmjet kapaciteteve prodhuese, cilësisë dhe dizajneve origjinale në sektorin e tekstilit, ka përvetësuar një filozofi menaxhuese të fokusuar në kënaqësinë e tregtarëve të pakicës dhe të klientëve. Me kreativitetin e pregatitur sipas trekendëshit cilësi, estetikë dhe komformitet është në rrugë të mbarë për të qenë një markë preferenciale e sektorit në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.